Agjencia për Menaxhimin Emergjent: Rreziku nga zjarret mbetet i lartë, janë 66 raste të zjarreve

Agjencia për Menaxhimin Emergjent: Rreziku nga zjarret mbetet i lartë, janë 66 raste të zjarreve

Agjencia për Menaxhimin Emergjent ka njoftuar se gjendja me zjarret në vend, është rënduar si pasojë e temperaturave si dhe erërave të forta, raporton Periskopi.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 66 raste të zjarreve, derisa aktive janë 8 vatra zjarri në këto komuna: Pejë, Lipjan, Shtime, Malishevë, Skenderaj, Istog, Ferizaj, Gjilan.

Njoftimi:

NJOFTIM PËR SITUATËN ME ZJARRE

Agjencia për Menaxhimin Emergjent njofton se gjendja me zjarret është rënduar ndjeshëm si pasojë e temperaturave si dhe erërave të forta.

Statistikat (24 orët e fundit):

Janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve.

Vetëm gjatë pasdites së sotme janë raportuar 57 raste.

Njësitet zjarrfikëse kanë intervenuar me efikasitet dhe kanë arritur të shuajnë shumicën e tyre.

Aktualisht janë aktive 8 vatra zjarri në këto komuna: Pejë, Lipjan, Shtime, Malishevë, Skenderaj, Istog, Ferizaj, Gjilan.

Situata

Gjatë ditës është shënuar rritje e vatrave të zjarrit në disa rajone të vendit.

Disa nga këto zjarre kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të tokës dhe pyjeve dhe janë të vështira për t’u lokalizuar për shkak të terrenit dhe përhapjes së shpejtë të flakëve.

Ekipet zjarrfikëse janë në terren me kapacitete të plota, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe strukturat lokale.

Rreziku nga zjarret mbetet i lartë. Agjencia u bën thirrje qytetarëve që:

Të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura.

Të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë 112, 193, 192.

I lusim qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe, në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të raportojnë çdo person të dyshuar për shkaktim të zjarreve.

Agjencia për Menaxhimin Emergjent po monitoron situatën në vazhdimësi dhe do të informojë publikun me njoftime të rregullta.

Shpërndaje në: