Agjenda për Ditën e Paqes

Agjenda për Ditën e Paqes

Me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Paqes, respektivisht 23-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes, në cilësi të organizatorit, ka publikuar agjendën e aktiviteteve të planifikuara për ditën e sotme.

Agjenda:

08:30 – Homazhe nga krerët shtetërorë te varri i presidentit Ibrahim Rugova;

08:40 – Homazhe nga krerët shtetërorë te varri i veprimtarit Adem Demaçi;

09:30 – Homazhe nga krerët shtetëror në Prekaz te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari;

10:30 – Nderim i krerëve shtetëror te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë;

11:20 – Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”;

12:00 – Manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në: