Agjenti i Higuanit takohet me drejtuesit e Juventusit – ‘El Pipita’ pranë largimit nga ‘Zonja e Vjetër’
Agjenti i Gonzalo Higuainit është takuar me drejtuesit e Juventusit ku është diskutuar për një largim të mundshëm nga ‘Zonja e Vjetër’
Max Allegri nuk dëshiron ta mbajë në skuadër sulmuesin argjentinas dhe kampioni i Serie A tani po pret oferta për të, shkruan Periskopi.
Raportohet se vëllai i ‘El Pipitas’, Nicolas Higuain është takuar sot me drejtuesit e Juventusit për të diskutuar për të ardhmen e lojtarit.
Milan është shumë i interesuar që ta sjellë në ‘San Siro’ Higuainin dhe ky transferim mund të ndodhë në ditët në vijim.
Biankonerët janë duke e kërkuar sulmuesin e Chelseat, Alvaro Moratan si zëvendësues të argjentinasit. /Periskopi/



