Agjenti i Lewandowskit ishte në zyret e Barcelonës, bleu 10 fanella me emrin e 9-shit polak

Agjenti i Lewandowskit ishte në zyret e Barcelonës, bleu 10 fanella me emrin e 9-shit polak

E ardhmja e Robert Lewandowskit është ende e paqartë.

Sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të vazhdojë me Bayernin dhe Barcelona është ekipi që e ka bërë objektiv kryesor në afatin kalimtar të verës.

Sipas SPORT, agjenti i Lewandowskit, Zahavi ishte në zyret e Barcelonës sot, duke u takuar me drejtuesit e klubit katalonas.

Madje, siç raporton gazetari Gerard Romero, ai bleu 10 fanella të Barcelonës me emrin e Lewandowskit në to.

Shpërndaje në: