Agjenti i yllit të Chelseat: Po e presim Juven

Agjenti i yllit të Chelseat: Po e presim Juven

Jorginho do të presë disa ditë për ta parë nëse është vërtet në mesin e objektivëve të Juventusit, ka thënë agjenti i mesfushorit të Chelseat.

Lojtari e ndoqi Sarrin nga Napoli te Chelsea dhe mund ta bëjë të njejtën gjë tani pasi tekniku italian ka nënshkruar me Juventusin, transmeton Periskopi.

“Sarri tashmë e ka treguar te Napoli dhe Chelsea se ai është top trajner,” tha agjenti i lojtarit, Joao Santos.

“Në një klub si Juve, i cili është kaq mirë i organizuar, ai mund të përmirësohet dhe të vazhdojë të fitojë.

“Chelsea ka kontratë katër-vjeçare me klientin tim. Do të presim disa ditë për ta kuptuar nëse ka ndonjë të vërtetë në interesimin e shprehur në gazeta.

“E kaluara e tij te Napoli nuk do të jetë problem, sepse Jorginho është profesionist.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: