Agjenti i yllit të Man Unitedit: Interi po mundohet ta transferojë klientin tim

Agjenti i yllit të Man Unitedit: Interi po mundohet ta transferojë klientin tim

Agjenti i Romelu Lukakut e ka konfirmuar se Interi po mundohet ta transferojë sulmuesin e Manchester Unitedit.

Federico Pastorello u takua me drejtuesit e Interit në zyrat e klubit të martën pasdite, në mesin e spekulimeve që po i lidhin “Nerazzurrët” me Lukakun, transmeton Periskopi.

“Ne folëm për Edoardo Verganin sepse ai është situatë më urgjente,” tha Pastorello.

“Në disa ditët e ardhshme do të flasim për të tjerët.

“A po mundohet Interi vazhdimisht ta transferojë Lukakun? Po, do të shohim çfarë do të ndodh.

“Lukaku është një ëndërr, një e vështirë për t’u realizuar, por besoj se asgjë nuk është e pamundur.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: