AGK dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express

AGK dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmeve që deputetët e VV’së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli, kanë adresuar ndaj Gazetës Express, shkruan Periskopi.

AGK ka dënuar gjuhën nxitës të VV’së duke bërë thirrje që të ndryshojë kursin që minon vazhdueshëm lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.

“AGK-ja dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është i shqetësuar me vazhdimin e retorikës nxitëse kundër mediave nga ana e partisë politike, Vetëvendosje.AGK-ja edhe një herë e fton këtë parti politike, që të ndryshojë kursin që minon vazhdueshëm lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.”, thuhet në postim.

Pacolli dhe Zyba, të cilët kanë sulmuar Express kinse për “përhapje të propagandës ruse”, pasi mediumi ka ripublikuar të plotë një artikull shpjegues për festën e 9 majit që bëhet në Rusi, të shkruar nga Radio Evropa e Lirë, media që financohet nga Qeveria Amerikane dhe që është e dëshmuar në luftën kundër propagandës ruse.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: