AGK: Raporti i DASH-it konstatoi gjetjet tona

AGK: Raporti i DASH-it konstatoi gjetjet tona

Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2023. 

Në këtë raport, theksohen shqetësimet për lirinë e shprehjes, duke vënë në dukje raste të frikësimit dhe dhunës ndaj gazetarëve nga zyrtarë publikë, politikanë, biznese.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Ata thonë se raporti i DASH-it i ka konstatuar gjetjet e AGK-së, për rrezikimin e sigurisë fizike ndaj gazetarëve gjatë raportimit në veri, si dhe sulmet e vazhdueshme nga elementë të pushtetit me fushata denigruese ndaj gazetarëve dhe medieve.

“Departamenti i Amerikan i Shteti ka publikuar Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023, në Kosovë. Në pjesën për lirinë e medies e shprehjes, Raporti konstaton gjetjet e AGK-së, për rrezikimin e sigurisë fizike ndaj gazetarëve gjatë raportimit në veri, si dhe sulmet e vazhdueshme nga elementë të pushtetit me fushata denigruese ndaj gazetarëve dhe medieve”, thuhet në reagimin e AGK-së./Periskopi

Raporti i DASH-it thotë se politikanët në Kosovë tentuan t’i frikësojnë gazetarët

Shpërndaje në: