AGK`ja pasi Kurti ndau buxhetin për RTK: Vendimi i përkohshëm
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyre ku ndau 4.5 milioën euro për pagat për punëtorët eRTK`së raporton Periskopi.
Sipas tyre ky vendim është i mirëpritur por që është i përkohshëm.
AGK thotë se kolegët e RTK u përball dy herë brenda këtij viti me situatën e njëjtë.
Reagimi i plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpret vendimin e sotëm të Qeverisë në detyrë të Kosovës për të ndarë buxhetin për Transmetuesin Publik, RTK, nga kategoria e kursimeve.
Ky vendim është një lehtësim i vonuar për 700 punonjësit e RTK-së dhe familjet e tyre. AGK shpreh keqardhje që situata e pritjeve të gjata për paga është përsëritur dy herë brenda vitit. Edhe vendimi i sotëm është i përkohshëm.
AGK-ja bën thirrje që financimi stabil i RTK-së të jetë prioritet në legjislaturën e re vitin tjetër, ashtu sikurse edhe zgjidhja e problemit me pronën përmes një ligji të ri.
AGK gjithashtu bën thirrje që të respektohet pavarësia editoriale e Transmetuesit Publik dhe që të ndalojë presioni politik nga Qeveria dhe partia politike Vetëvendosje.



