Ahmeti për të arrestuarit në Serbi: Familjarët po mashtrohen, atyre po u zgjatet paraburgimi

Në profilin e tij, në rrjetin social ‘Facebook’, Ahmeti ka shkruar se qeveritarët po u thanë familjarëve që të huajt po merren me këtë çështje, por në anën tjetër, atyre vetëm po u zgjatet paraburgimi, transmeton Periskopi.
Ja postimi i plotë i Ahmetit:
Pas arrestimit të personit të dytë nga Serbia në një periudhë të shkurtër, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës sygjeron mos me udhëtu përmes Serbisë.
Familjeve ju thotë që po merren të huajt me këtë, a atyre vetëm po ju zgjatet paraburgimi.
Po më kujtohet skeçi i Stupcave kur Vedati vritet në veri duke vizitu tezën e Mensuri mbi trup i bërtet “çka dreqin lype me shku, taman kem tu u ndreq”.
Me këtë qeveri po bëhemi jetima secili.