Ajo që ka thënë Ismet Munishi për Afrim Tovërlanin pas ndeshjes sot është thjesht epike

Ajo që ka thënë Ismet Munishi për Afrim Tovërlanin pas ndeshjes sot është thjesht epike

Pa fitues ka përfunduar ndeshja Ballkani – Feronikeli e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Rezultati final ishte po ai i fillimit, 0:0 me të dy ekipet që kishin rastet e veta por që nuk arritën ta ndryshonin atë.

Feronikeli kishte mundësoi të artë në 15 minutat e fundit me Mendurim Hotin, por topin e goditur nga ai, nga vija e portën e largoi Besnik Krasniqi.

“Feronikeli u mbrojt shumë mirë, unë nuk e di nëse edhe në Drenas ‘Nikli’ do të luajë ndeshje të njëjtë, nëse po atëherë Tovërlanin po e bëjmë ‘Ministër të Mbrojtjes’ në Qeverinë e re”, ka thënë Munishi për SSK.

Ndeshja e kthimit luhet pas dy javësh në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Shpërndaje në: