Akademik Qosja flet për arkivat: A mund të jenë arkivistë edhe mëkatarët edhe komprometuesit e historisë?

Akademik Qosja flet për arkivat: A mund të jenë arkivistë edhe mëkatarët edhe komprometuesit e historisë?

Akademiku Rexhep Qosja ka ndarë me popullin një pjesë të shkëputur nga një roman për arkivat në kohën e debatit për arkivat e UÇK-së.

Qeveria Kurti II ka pranuar të hapen arkivat shtetërore për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës [UÇK] në këmbim të hapjes së arkivave shtetërore të kohës së luftës nga Serbia.

Kurti është shprehur se pret të gjejë gjithçka në arkivat e Serbisë, por humanistja Natasha Kandiq është shprehur krejt ndryshe duke thënë se dosjet e krimeve mund të jenë te komandantët e luftës, përcjell Periskopi.

E Qosja nuk duket të përzihet fort në debatin në fjalë, thjesht duke dhënë vlerësime të përgjithshme për arkivat dhe arkivistët.

“Arkivat janë bodrumet e prishësive”, thotë ndër tjerash ai.

“Por, a mund të jenë arkivistët edhe mëkatarët e historisë, edhe komprometuesit e historisë?” – është fjalia që duket se denoncon Qeverinë Kurti II.

Postimi i plotë:

“Eh, arkivat! Sa të rëndësishëm e sa të rrezikshëm janë!

Arkivat janë magazinat e lavdive!

Arkivat janë bodrumet e prishësive!

Arkivat janë përcaktues të mendimeve të historisë!

Arkivat janë bibliotekat e historisë!

Arkivat janë enciklopeditë e historisë!

Arkivistët janë prokurorët e heshtur të historisë!

Arkivistët janë gjykatësit e heshtur të historisë!

Arkivistët janë dëshmorët e historisë!

Arkivistët janë heronjtë e historisë!

Qe, sa mirë, unë si përkthyes arkivist jam edhe dëshmor, edhe hero i historisë! Nuk jam ende, por duhet të bëhem edhe dëshmor, edhe hero i historisë!

Por, a mund të jenë arkivistët edhe mëkatarët e historisë, edhe komprometuesit e historisë?”

Nga romani “Të fshehtat e treguara” 2020

Shpërndaje në: