Akoma nuk dihet se kur do të transportohen trupat e viktimave në Maqedoni të Veriut

Akoma nuk dihet se kur do të transportohen trupat e viktimave në Maqedoni të Veriut

Pasi Prokuroria e Maqedonisë së Veriut dorëzoi dje në prokurorinë bullgare analizat e ADN-së nga familjarët e viktimave, procesi i identifikimit të trupave është në proces e sipër.

Varësisht nga kjo do të dihet se kur do të transportohen trupat e viktimave të aksidentit të 23 nëntorit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar sot se është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe se nuk di saktë se kur do të transportohen trupat e viktimave, megjithatë sipas tij pritet që kjo të ndodh javën e ardhshme.

Osmani tha se sot do të komunikojë me familjet e viktimave për ti konsultuar rreth transportit të trupave të familjarëve të tyre./alsatm/

Shpërndaje në: