AKP me zyrtarë të pakualifikuar

AKP me zyrtarë të pakualifikuar

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit punojnë zyrtar që nuk kanë kualifikime profesionale të duhura për pozitën që mbajnë.

Përveç kësaj, zyrtarëve të AKP-së u mungojnë edhe kopjet e diplomave, ndërsa dy raste janë edhe vetëm me certifikata për përfundimin e studimeve.

Këto mangësi në dosjet e personelit të AKP-së janë identifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

“Në 3 (tri) raste kualifikimet profesionale nuk ishin relevante me pozitat përkatëse;  Në 3 (tri) raste mungonin kopjet e diplomave ndërsa në 2 (dy) raste ishin vetëm certifikatat për përfundimin e studimeve”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, në disa raste diplomat e fituara jashtë Kosovës nuk kanë qenë të nostrifikuara sipas udhëzimit administrativ të MASHT-it.

E problem me Ushtrues Detyre jo vetëm në këtë institucion por edhe në të tjerët është vërejtur që mbajnë më shumë këtë pozitë se që është e përcaktuar me ligj tre muaj.

“Në 2 (dy ) raste në pozitat zyrtare ishin caktuar ushtrues detyre që nga viti 2014 dhe 2015, të cilët ende vazhdojnë të jenë ushtrues detyre. Sipas Ligjit për shërbimin civil (neni 30.4), ushtrues detyre nuk mund të emërohen më gjatë se tre muaj;  Në 22 raste, emërtimet e pozitave” thuhet në raportin e Auditimit, shkruan Indeksonline.

Sipas ZKA-së, në 22 raste, emërtimet e pozitave në akt emërime nuk ishin të listuara në rregulloren e pagave të nëpunësve të AKP-së, kjo ka krijuar mos pajtueshmëri me përshkrimin e emërtimeve të pozitave.

ZKA ka rekomanduar që Kryesuesi i Bordit të sigurojë se është ndërmarrë një rishikim sistematik i dosjeve të personelit, për të siguruar përmbushjen e kërkesave në pajtueshmëri me legjislacionin e aplikueshëm, brenda një periudhe të caktuar kohore./Indeksonline/L.Th/

Shpërndaje në: