Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në Prizren-Duhël.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasnii.

Ai ka bërë të ditur se me rastin po merren njësitet relevante policore.

“Informata fillestare është se është raportuar një aksident trafiku në autostradë drejtimi Prizren-Duhël. Të përfshira në aksident janë një kamion dhe një veturë. Me rastin po merren njësitet relevante policore”, ka thënë Krasniqi./Periskopi/

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, nuk dihet për të lënduar

Shpërndaje në: