Aksident i rëndë në Peqin-Rrogozhinë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Peqin-Rrogozhinë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Karinë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, në fshatin Karin, Peqin.

Një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.T., banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, me drejtues shtetasin E.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A.T, si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, dhe pasagjeri i këtij mjeti shtetasi P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shpërndaje në: