Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit

Një person ka pësuar lëndime serioze si pasojë e një aksidenti në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Ura e Vocit”.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, raporton Topchannel, përcjell KosovaPress.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjera të cilët udhëtojnë në këtë aks rrugor ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurit në spital./Periskopi/

Shpërndaje në: