Aksident i rëndë trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, ka të lënduar

Aksident i rëndë trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastësh në autostradën “Arbër Xhaferi”, me saktësisht në hyrje të Kaçanikut.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 20:10 në hyrje të autostrades në Kaçanik ka ndodhur aksident trafiku. Dy vetura janë përfshirë në aksident, njëra me targa të huaja, një person i lënduar lehtë”, ka thënë ai.

Policia ka dal në vend të ngjarjes dhe po e heton rastin./Periskopi/

Shpërndaje në: