Aksident me fatalitet në Baicë të Drenasit, vdes një person

Aksident me fatalitet në Baicë të Drenasit, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur paraditen e sotme në Baicë të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tregoi Ahmeti./Periskopi

Shpërndaje në: