Aksident me fatalitet në Çungur të Pejës, Policia jep detaje

Aksident me fatalitet në Çungur të Pejës, Policia jep detaje

Një person e ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e  një aksident trafikut  që ka ndodhur në fshatin Çungur të Komunës së Pejës.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:00 Policia është njoftuar për një aksident trafiku që  ka ndodhur në fshatin Çungur të Komunës së Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencës e Spitalit Rajonal të Pejës dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Gashi.

Gashi tha  se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./Periskopi

Shpërndaje në: