Aksident mes katër veturave në Rixhevë të Klinës, lëndohen pesë persona

Aksident mes katër veturave në Rixhevë të Klinës, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Rixhevë të Klinës, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se katër automjete kanë qenë të përfshira në aksident, ndërsa të lënduar po marrin trajtim mjekësor, transmeton Periskopi.

“Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilat janë duke marrë trajtim mjekësor”, tha Gashi

Shpërndaje në: