Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në Podujevë, tre persona të lënduar

Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në Podujevë, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Llugë të Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ku si pasojë tre perosna kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tregoi se në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë ajo. /Periskopi

Shpërndaje në: