Aksident mes tre veturave në Prishtinë, katër të lënduar

Aksident mes tre veturave në Prishtinë, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Lidhur me aksidentin detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksidentin ishin të përfshira tre vetura.

Ajo theksoi se të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, deklaroi ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: