Aksident në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Varibopit”.
Një automjet që drejtohej nga një grua 39-vjeçare e identifikuar si Nertila Abazaj, teksa po dilte nga fshati Varibop për në autostradë i ka prerë rrugën një furgon dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën, raporton A2, transmeton Periskopi.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit fatal. Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse po ndërhyjnë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti i dëmtuar./Periskopi/



