Aksident në Prishtinë mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person, Policia jep detaje

Aksident në Prishtinë mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person, Policia jep detaje

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Në aksident ishte përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana ka treguar se viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: