Aksident në rrugën Gjakovë – Prizren, një i lënduar, Policia jep detaje

Aksident në rrugën Gjakovë – Prizren, një i lënduar, Policia jep detaje

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur në rrugën Gjakovë- Prizren më saktësisht në fshatin Xërxë.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

Ai ka treguar se një person është dërguar për trajtim mjekësor

“Rreth orës 15:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Xerxë (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete.Përveç dëmeve materiale një person është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ai.

Elezaj  ka treguar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin./Periskopi

Shpërndaje në: