Aksident tjetër i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë mes veturës e motoçikletës

Aksident tjetër i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë mes veturës e  motoçikletës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Një veturë dhe një motoçikletë janë ndeshur mes veti, kur raportohet për persona të lënduar.

Në vendin e aksidentit ka dalë policia e trafikut e cila është duke u marrë me aksidentin. Rikujtojmë se sot në mëngjes në këtë rrugë ka ndodhur dhe aksident me pasoja fatale ku humben jetën dy persona dhe dy të tjerë u lënduan.

 

 

Shpërndaje në: