Aksident trafiku me fatalitet, këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë

Aksident trafiku me fatalitet, këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë

Një këmbësor është goditur për vdekje të martën në orët e vona në Graçanicë.

Në raportin policor bëhet e ditur se vozitësi është arrestuar pasi dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin.

“Graçanicë / 23.12.2025 – 23:30. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Periskopi/

Shpërndaje në: