Aksidenti i djeshëm: Formula 1 dënon Verstappen pas përplasjes me Hamilton

Aksidenti i djeshëm: Formula 1 dënon Verstappen pas përplasjes me Hamilton

Dje në Formula 1 ka ndodhur një aksident i rrezikshëm, që përfshiu Max Verstappen dhe Lewis Hamilton.

Verstappen bëri një kthesë të gabuar, jo mirë të kalkuluar dhe goditi kundërshtarin e tij Lewis Hamilton, duke bërë që të dy të dalin nga gara.

Madje, Hamilton ka pësuar një lëndim të lehtë në kokë, i cili i ka dhënë shqetësime gjatë ditës së djeshme.

Pas rishikimit të pamjeve, F1 ka vendosur të sanksionojë pilotin holandez të Red Bull, përcjell Periskopi.

Verstappen do të dënohet me tri pozita penallti për Grand Prix e Rusisë.

Përplasja e Verstappen me Hamilton në Monza të Italisë mund t’i kushtojë holandezit në garën e ardhshme. /Periskopi/

Shpërndaje në: