Aksidenti me dy viktima në Nabërgjan të Pejës, familja Kelmendi ia fal gjakun familjes Berisha

Aksidenti me dy viktima në Nabërgjan të Pejës, familja Kelmendi ia fal gjakun familjes Berisha

Ngjarja e ditës së mërkurë në Pejë ka qenë falja e gjakut nga familja Kelmendi në raport me familjen Berisha.

Falja e gjakut u bë në lidhje me aksidentin me fatalitet, i cili u shkaktua më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës, e që dy viktima rezultuan nga familja Kelmendi.

Viktimat ishin babë e birë, Mehmet dhe Arbër Kelmendi.

Sipas Dacit, pas varrimit të viktimës së dytë, Mehmetit, i cili vdiq disa ditë pas aksidentit, familja Kelmendi zgjati dorën dhe ia fali gjakun familjes Berisha dhe djalit të tyre 26-vjeçar. /Periskopi/

Shpërndaje në: