Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar

Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Sipas informacioneve nga Policia, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe ka persona të lënduar lehtë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

“Policia ka menaxhuar situatën në vendin e ngjarjes. Të lënduarve u është ofruar ndihma e parë mjekësore”,ka deklaruar Bytyçi./Periskopi/

Shpërndaje në: