Aksidenti në Treboviq të Pejës, kjo është gjendja e dy të rinjve

Aksidenti në Treboviq të Pejës, kjo është gjendja e dy të rinjve

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.

Në këtë rast, u lënduan edhe dy të tjerë të cilët po vazhdojnë të trajtohen në Mjekimin Intensiv Qendror.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje ka dhënë Shaqir Uka, shef në MIQ.

“Ata janë sjellë dje pasdite pas operimit dhe po vazhdojnë ta marrin trajtimin në Mjekimin Intensiv Qendror. Gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë, deri në kritike. Ata janë shumë të varur nga barërat dhe aparaturat”, deklaroi Uka.

Ndërkaq, sot do të varroset Metlind Neziri, 16 vjeçari i cili vdiq në këtë vetaksident./Periskopi/

Shpërndaje në: