Aksidentohen vetura me kamion në Malishevë, lëndohet një person
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe veture në fshatin Llazicë të Malishevës.
Rastin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot, rreth orës 12:30, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Llazicë, komuna e Malishevës, në rrugën Pejë–Prishtinë”.
“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Sipas informatave fillestare, dyshohet se shoferi i veturës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me kamionin i cili ishte jashtë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në konfirmim./Periskopi



