Aksion i madh në Kaçanik: Njësia Speciale bllokon qytetin (VIDEO)
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të madh në qytetin e Kaçanikut, ku cak i bastisjes raportohet se ka qenë një lokal që merrej me shitjen e barnave popullore.
Siç raporton Indeksonline, në aksion kanë marrë pjesë Njësia Speciale, të cilat kanë bastisur lokalin në orët e paradites, transmeton Periskopi
Policia nuk ka dhënë ende informacione zyrtare për rezultatet e bastisjes, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje për këtë rast.



