Aksion i madh policor në Prishtinë, arrestohet “vrasësi” i kërkuar ndërkombëtarisht

Aksion i madh policor në Prishtinë, arrestohet “vrasësi” i kërkuar ndërkombëtarisht

Një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar sot në Prishtinë, pas një aksioni të gjerë policor.

Bëhet fjalë për Faruk Bela, i cili është kapur në rrugën “Muharrem Fejza”, ku në operacion kanë marrë pjesë dhjetëra zyrtarë policorë.

Gjatë arrestimit, Policia i ka sekuestruar edhe një armë zjarri – revole, të cilën e mbante me vete, raporton Sinjali, transmeton Periskopi.

I njëjti dyshohet për përfshirje në vrasje dhe aktivitete të krimit të organizuar, ndërsa arrestimi i tij është realizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të autoriteteve të rendit.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pritet të vazhdojnë procedurat për ekstradimin e tij.

Shpërndaje në: