Aksion në tri qytete të vendit, bastisje edhe në Ministrinë e Liburn Aliut

Aksion në tri qytete të vendit, bastisje edhe në Ministrinë e Liburn Aliut

Një aksion i bastisjeve është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Këto bastisje janë vazhdim i aksionit për ndërtimet në Brezovicë.

Bastisjet po zhvillohen edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.

Ndryshe, një aksion i tillë ishte zhvilluar edhe më 21 dhjetor të vitit të kaluar.

Shpërndaje në: