Aksioni në veri: Prokuroria Speciale thotë se po zhvillohet për korrupsion, ryshfet e keqpërdorim detyre

Aksioni në veri: Prokuroria Speciale thotë se po zhvillohet për korrupsion, ryshfet e keqpërdorim detyre

Prokuroria Speciale është deklaruar lidhur me aksionin që është zhvilluar në veri, mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, i ka thënë Gazetës Express se aksioni është duke u zhvilluar për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.

Aksionin e ka konfirmuar zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se ata kanë asistuar Doganën dhe se janë bastisur katër lokacione. Sipas tij, gjithçka ka shkuar në rregull, derisa lidhur me atë se a ka të arrestuar, ka thënë se do të deklarohet Dogana.

“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani.

Shpërndaje në: