Aktori: Eksperti gjerman gjeti në KEK një ‘tërnakop’ që dyshohet se e gjuajtën anëtarë të PSD-së

Aktori: Eksperti gjerman gjeti në KEK një ‘tërnakop’ që dyshohet se e gjuajtën anëtarë të PSD-së

Ardhja e një eksperti gjerman për ta shikuar problemin në turbinën në KEK, ka shkaktuar reagime të shumta, mes tyre edhe komike.

Eksperti që ka arritur dje në Kosovë, thuhet se vetëm ‘do ta monitorojë rregullimin e turbinës në KEK’.

Ndërkohë, aktori Osman Azemi ka ironizuar me këtë ngjarje, duke thënë se eksperti gjerman gjeti një ‘tërnakop’ që në turbinën e KEK-ut, që sipas tij, e kanë gjuajtur anëtarë të PSD-së.

Kjo mund të jetë një shaka edhe lidhur me konspiracionet që janë ngritur – madje edhe nga vet qeveria – se kriza energjetike u shkaktua edhe nga disa ‘prishje të qëllimshme” në KEK.

Shpërndaje në: