Aktori shqiptar: Kosova me djem që luajnë me zemër

Aktori shqiptar: Kosova me djem që luajnë me zemër

Kosova ka pësuar humbje si mysafire me Çekinë duke i vështirësuar kështu edhe më shumë kualifikimin për ‘Euro 2020’.

Por, edhe pse humbën djemtë e Kombëtares së Kosovës treguan karakter dhe shpirtin luftarak.

Përkrahje e madhe për futbollistët kosovarë pas lojëse ka ardhur edhe nga aktori nga Shqipëria, Jul Deda.

“E megjithatë, Kosova tregoi karakter të fortë, tregoi që është një skuadër e përberë me djem që luftuan me zemër”, ka shkruar aktori pas ndeshjes.

Ndryshe, edhe Shqipëria zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Andorrës me rezultat 2 me 2, por që nuk ia mundëson kualifikimet për në Kampionatin Europian./Indeksonline/

Shpërndaje në: