Aktorit të famshëm, mikut të Serbisë, i rihapet rasti i përdhunimit në Francë

Aktorit të famshëm, mikut të Serbisë, i rihapet rasti i përdhunimit në Francë

Një hetim përdhunimi kundër aktorit të madh francez, dhe mikut të Serbisë, Gerard Depardieu-së do të hapet pasi akuzuesja e tij ka bërë ankesë kur prokurorët e hodhën hetimin e mëparshëm.

Akuzuesja, një aktor në të njëzetat kur kishte akuzuar Depardieu-në, 71 vjeçar, për dhunim dhe sulmim në shtëpinë e tij në Paris në gushtin e 2018-s, ushtroi ankesë pasi prokurorët e hodhën poshtë rastin në qershorin e vitit 2019, duke përmendur mungesën e provave.

Kur ajo raportoi pretendimet kundër aktorit – që ka mohuar çfarëdo keqbërje – prokurorët në qytetin jugor të Aix-en-Provence hapën hetime preliminare që më pas ia kaluan kolegëve në Paris, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Një burim i afërt me hetimin i ka thënë AFP-së të mërkurën se vendimi është marrë formalisht. Ai është konfirmuar edhe nga një burim prej trupit gjyqësor.

Avokati i Depardieu-së, Herve Temime, tha që nuk ishte informuar për rihapjen e rastit.

Depardieu ka nënshtetësi franceze dhe ruse. /Periskopi

Shpërndaje në: