Alarm dronësh në një aeroport në Lituani, autoritetet ndaluan fluturimet për rreth 40 minuta

Alarm dronësh në një aeroport në Lituani, autoritetet ndaluan fluturimet për rreth 40 minuta

Një alarm droni u dha në Aeroportin e Vilniusit në Lituani të mërkurën në mëngjes pasi një dron u zbulua në zonën e tij, teksa autoritetet mbyllën hapësirën ajrore për rreth gjysmë ore.

Sipas Autoritetit të Aeroporteve Lituaneze (LTOU), kufizimet e hapësirës ajrore u vendosën rreth orës 9:50 të mëngjesit dhe u hoqën rreth orës 10:18 të mëngjesit. Vendimi për të kufizuar hapësirën ajrore u mor pasi droni u zbulua në zonën e aeroportit.

“Sipas të dhënave fillestare, vendimi për të vendosur kufizime u mor për shkak të pranisë së dronit në zonën e aeroportit”, tha zëdhënësi i LTOU-së, Tantas Vasiliauskas.

Ndikimi në fluturime ishte minimal dhe Vasiliauskas shtoi se situata preku vetëm dy fluturime, përcjell tch.

Zëdhënësja e Shërbimit të Sigurisë Publike, Ingrida Stragene, tha se droni u vu re pranë aeroportit të Vilniusit.

“Ishte një dron civil. Ai qëndroi në ajër, duke u ngritur dhe ulur, për një minutë”, tha Stragene. Ajo shtoi se shërbimet e sigurisë menjëherë ngritën nivelet e sigurisë në aeroport dhe zonën përreth./Periskopi/

Shpërndaje në: