Alarmon anëtari i PDK-së në KQZ: Qeveria Kurti s’po ndan buxhetin shtesë për zgjedhjet lokale

Alarmon anëtari i PDK-së në KQZ: Qeveria Kurti s’po ndan buxhetin shtesë për zgjedhjet lokale

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka thënë se mos miratimi i buxhetit po e kërcënon demokracinë dhe integritetin e zgjedhjeve.

Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për mos miratimin e buxhetit shtesë të kërkuar nga KQZ për zgjedhjet lokale, raporton Periskopi.

“Zgjedhjet nuk janë luks në një shtet demokratik ato janë themeli i legjitimitetit. Por në Kosovë, ky themel është sot në rrezik për shkak të “refuzimit” të Qeverisë për të miratuar buxhetin shtesë të kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet lokale që janë shpallur para 1 muaji. Ky nuk është një vonim teknik. Nëse nuk ndahet buxheti është një vendim politik me pasoja të thella për integritetin e votës, besueshmërinë e institucioneve dhe besimin e qytetarëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, ka shkruar ai.

Gashi ka përmendur edhe  procesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Pasoja më alarmante e bllokimit të buxhetit është ndikimi i tij në organizimin dhe verifikimin e votës së diasporës, e cila historikisht ka qenë e cenueshme nga abuzimet. Pa burime të mjaftueshme, KQZ mund të mos arrijë të sigurojë një proces transparent, të pavarur dhe të verifikueshëm për votat që vijnë nga jashtë. Rreziqet i kemi parë tashmë. Më 9 shkurt, u ngritën dyshime për fletëvotime të falsifikuara dhe u paraqitën akuza për manipulim të organizuar, me vota të dorëzuara në emër të qytetarëve që kurrë nuk ishin regjistruar apo nuk kishin marrë pjesë personalisht sepse dikush tjetër i regjistroj dhe votoj për ta. Kjo mund të ndodhë përsëri dhe në komunat ku gara është e ngushtë, vetëm disa qindra vota nga diaspora mund të përmbysin rezultatin e përgjithshëm”, ka shkruar tutje ai./Periskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: