Alban Zogaj, shef i kabinetit të Lumir Abdixhikut

Alban Zogaj, shef i kabinetit të Lumir Abdixhikut

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku ka njoftuar se shef të kabinetit në ministri, do të  jetë  Alban Zogaj.

Abdixhiku  përmes një statusi në Facebook, ka lavdëruar shkollimin dhe përvojën profesionale të Zogajt në fushën e ekonomisë,

Postimi i Abdixhikut:

Dr. Alban Zogaj do të jetë Shef i Kabinetit tim në Ministri. Albani ka të përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe e doktoraturën për ekonomi në Itali.

Është i specializuar në politikat makroekonomike, ekonomiksin e zhvillimit, politikat industriale, financat publike e në menaxhment. Ka të publikuara një sërë punimesh ekonomike në revistat më prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi ishte ekonomist kryesor në organizatën prestigjioze amerikane MCC, zyra në Kosovë.

Si ekspert i ekonomisë, si ligjërues universitar, si menaxhues i jashtëzakonshëm, Albani me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit tim koordinimin e energjinë e domosdoshme. Vlerat e tij të punës, etika e dija që në vete bartë ai, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën.

Albani është i martuar me Rinën; është babë i dy fëmijëve.

Shpërndaje në: