Albin Kurti arrin të fotografohet me zv. presidenten Kamala Harris

Albin Kurti arrin të fotografohet me zv. presidenten Kamala Harris

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një fotografi nga Parisi ku duket bashkë me zv.presidenten e ShBA-ve, znj. Kamala Harris.

Kurti shihet në fotografi edhe me gruan e tij, Ritan.

“Dje dhe sot po marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe. Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff.” – ka shkruar z. Albin Kurti, përcjell Periskopi.

Nga Parisi, Kurti ka bërë disa postime në përkrahje të kandidatëve të VV-së për kryetarë të komunave në Kosovë.

Statusi i plotë:

Dje dhe sot po marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe. Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff.

Takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota.

Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell.

Shpërndaje në: