Albin Kurti del me poezinë e radhës

Albin Kurti del me poezinë e radhës

Kurti ka shfaqur talentin e tij në poezi edhe në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës. 

Kryeministri Kurti, njihet per fjalime që përmbajnë mini-dozë të recitimeve, dhe këtë e dëshmoi edhe sot para deputetëve në Kuvend, ku temë diskutimi është Projektligji për Paga.

Gjatë fjalimit në foltore, Kurti tha:

Ka gjëra që janë urgjente por nuk janë të rëndësishme,

Ka gjëra që janë të rëndësishme por nuk janë urgjente,

Ka gjëra që janë edhe të rëndësishme por edhe urgjente,

Por nëse ke shumë gjëra edhe urgjente edhe të rëndësishme,                

nuk e kupton as çka është rëndësia e as çka është urgjenca.

Kujtojmë, se Kurti edhe më herët ka ‘‘shfaqur’’ aftësitë e të recituarit.

Shpërndaje në: