Albin Kurti dhe Mytaher Haskuka pa dashje përdhosin flamurin kombëtar shqiptar (Foto)

Albin Kurti dhe Mytaher Haskuka pa dashje përdhosin flamurin kombëtar shqiptar (Foto)

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, është në një tur vizitash në vendin mik të Kosovës, Turqi.

Kurti ka vizituar shefat e grupeve parlamentare turke, ambasadën e Kosovës në Stamboll dhe së fundi edhe i ka bërë nderime rilindësit shqiptar, Sami Frashërit, shkruan Periskopi.

E megjithatë, Kurti gjatë kësaj vizite ka bërë një lëshim të rëndë, duke e lënë në tokë, mbi varr, flamurin kombëtar shqiptar.

Siç dihet gjerësisht, shtrirja e çdo flamuri kombëtar përtokë, merret si një ofendim i madh ndaj popullit dhe historisë.

Asnjë flamur kombëtar nuk duhet të prekë tokën. Kjo sepse ai është simbol i një kombi dhe duhet të trajtohet me respekt. Ky udhëzim për sjelljet me flamurin është i shkruar në ligjet dhe kodet që e trajtojnë atë.

Shumica e vendeve kanë ligje që e ndalojnë përdhosjen e flamurit, por ka edhe të tjera që megjithëse nuk e kanë të ndaluar me ligj, kërkohet ta respektojnë atë.

Edhe analisti Albert Heta ka reaguar për rastin në profilin e tij në Facebook duke shkruar “Keto qyqet nuk e dine qe Flamuri ne asnjë rast nuk duhet me preke token.”/Periskopi

https://www.facebook.com/albert.heta/posts/10155506129269159

Shpërndaje në: