Albin Kurti: Digjitalizimi është një nga objektivat kryesore të programit tonë

Albin Kurti: Digjitalizimi është një nga objektivat kryesore të programit tonë

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën më të madhe në rajon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), në ambientet e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren. Ai në fjalën e tij në hapje të KosICT 10, vuri theksin te rëndësia e transformimit digjital, si një shtytës i rëndësishëm sipas tij i produktivitetit dhe rritjes në ekonomi, njofton Klankosova.tv.

“Digjitalizimi është një nga objektivat kryesorë në programin tonë qeverisës. Agjenda e re digjitale do të jetë një nga pikat kryesore të strategjisë sonë të re kombëtare të zhvillimit. Ne synojmë të përdorim transformimin digjital si një nxitës për të përmirësuar administratën tonë publike, sistemin tonë arsimor, sektorin e shëndetësisë, sistemin e drejtësisë dhe të gjitha fushat e tjera të qeverisjes.” thuhej në njoftimin e Zyra për Komunikim Publik.

Kryeministri gjithashtu tha se Qevria që udhëheqë do të angazhohet për ta bërë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren një qendër kombëtare dhe rajonale për ndërmarrësi dhe inovacion.

Si pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, është një masë e cila mbështet trajnimet për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe subvencionon pagat për të rinjtë që do të punësohen në këtë sektor.

Shpërndaje në: