“Albin Kurti falënderon Europën vetëm kur na votojnë, jo kur na këshillojnë”

“Albin Kurti falënderon Europën vetëm kur na votojnë, jo kur na këshillojnë”

Kosova duhet të jetë falënderuese me Europën”, tha për Euronews Albania Kreshnik Spahiu, i cili shtoi se qeveria e Kurtit nuk duhet të tregohet mirënjohëse vetëm kur ka interes, e në raste të tjera të bëjë “rolin e sovranizmit”.

Sipas juristit është shumë e rëndësishme që qeveria e Kosovës të kuptojë se Europa është në krahë të saj dhe të ndjekë këshillat që i jepen nga aleatët, pasi në këshillin e ministrave ku do të miratohet anëtarësimi i saj në KiE në muajin maj, gjërat mund të ndryshojnë edhe për një votë të vetme.

“Kosova duhet jetë më mirënjohëse dhe më falënderuese me europën. Jo kur ka interes të duartrokas për Europën dhe kur Europa e Këshillon atë të bëjnë sovranistin. Mendoj se sovranizmi i “Vetëvendosjes” dhe qeverisë së Kosovës duhet të tregohet ndaj Serbisë dhe jo ndaj Uashingtonit dhe Brukselit, sepse dje ishte një provë që e gjithë Europa është në krah të Kosovës.

Madje edhe Greqia që ka qenë kundër Kosovës, dje ishte një avokate e Kosovës, nëpërmjet Dora Bakojanis, e cila ka autorësinë për këtë anëtarësim. Kosova duhet të jetë më e kujdesshme dhe duhet të kuptoj se dje Europa nuk ka anëtarësuar qeverinë e Kosovës, por popullin dhe shtetin e Kosovës dhe ne nuk duhet të krisim marrëdhëniet me Europën dhe me Uashingtonin, pasi edhe për një votë mund të lëvizin gjërat në Këshillin e Ministrave dhe të varet fati i anëtarësimit”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.

Këshilltari i Kurtit për bllokimin e kosovarëve në Serbi: Të gjithë po mbahen peng, mes tyre edhe zv/drejtori i Policisë

 

Shpërndaje në: