Albin Kurti flet për vendosjen e kravatës gjatë fushatës zgjedhore

Albin Kurti flet për vendosjen e kravatës gjatë fushatës zgjedhore

 

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për bartjen e kravatës gjatë fushatës zgjedhore, transmeton Periskopi.

Në “Zonën e Debatit” Kurti bëri të ditur se ky ka qenë vendim i përgjithshëm i Këshillit Zgjedhor.

“Po të ishte dikush tjetër shef shtabi gjithçka do të kishte qenë më ndryshe. Ajo ka treguar se ne jemi gati për të qeverisur. Por nuk mendoj se ndikimi i saj ka qenë vendimtar. Nuk ka qenë hera e parë që unë kam bartur kravatë. Ato i kam bartur edhe në takime të ndryshme, por brenda vendit e çdo ditë nuk i kam vendosur. Jetojmë në kohën kur shumë njerëz e shohin televizionin pa zë, dhe besoj se ka ndikuar paska, por s’ka qenë vendimtare”, tha Kurti./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: