Albin Kurti s’kërkon falje për vdekjet e Covidit: Vepruam qysh na tha IKShPK-ja

Albin Kurti s’kërkon falje për vdekjet e Covidit: Vepruam qysh na tha IKShPK-ja

Kryeministri Kurti as nuk ka kërkuar falje e as nuk ka marrë përgjegjësi për numrin e madh të rasteve të vdekjeve nga Covid-19.

Ai ka deklaruar se rritja e madhe e rasteve në muajin gusht nuk ka qenë e parashikueshme, ani pse ekspertët shëndetësor kanë paralajmëruar qysh në maj për një valë të variantit Delta dhe dihet se gjatë muajve të verës Kosovës ia mësyn një pjesë e madhe e diasporës.

“Rritja ishte e befasishme, e paparashikueshme, ekspertët pritnin një valë të variantit ‘Delta’, por jo aq herët dhe me rritje aq të shpejtë. Ne morëm masa dhe po veprojmë në kohë reale. Si Qeveri çdoherë marrim përgjegjësinë që na takon dhe jemi në krye të detyrës, këtë po e bëjmë çdo ditë me përkushtimin më të madh” – tha ai, përcjell Periskopi.

Më tej, ai ka deklaruar se Qeveria ka vepruar në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së, dhe se po të merrnin masa ekstreme të kufizimit kur numrat ishin të ulët “do të ishte mbi e tej-reagim”.

Nuk dihet se si e bën një cilësim të tillë z. Kurti kur dihet se masa shumë më të ashpra kishin qenë në fuqi kur në Kosovë nuk kishte pasur asnjë rast me variantin Delta, ta zëmë në muajin prill.

Shpërndaje në: